Naim Malazezi, edhe këtë vit i solli pesë medalje nga Shkodra.

Naim Malazezi ka lindur më 9 prill 1965 në qytetin e Prizrenit. Naim Malazezi, sikurse edhe shumë fëmijë të tjerë, e donte sportin. Fillimisht e sprovoi veten në gjimnastikë, ndërsa më pastaj kaloi në mbretëreshën e sporteve – në atletikë ku e kaloi një jetë të tërë e ku edhe tani është duke arritur suksese brilante. Dashuria për atletikën dhe vullneti që ai kishte e ka sfiduar në gara, e detyruan Naimin të ballafaqohej me shumë sfida e rreziqe. Ai kohë më parë për Rtv’’ Besa’’ na pat rrëfyer.’’ Kam qenë kampion i Kosovës 55 herë, si dhe aq herë fitues i Kupës së Kosovës dhe rreth 80 herë fitues i garave të ndryshme në Kosovë dhe i shumë garave jashta saj për dekada të tëra: Fitues i Çmimit të Nëntorit 1983 dhe i Dhjetorit 1989, nënkampion i ish-Jugosllavisë, , shumë herë kampion i garave Vllaznim-Bashkim ku kanë marë pjesë atletët nga Maqedonia, Mali iZi , Serbia e Kosova; shumë herë i shpallur Sportist i Prizrenit, shumë herë i shpallur Atlet i Kosovës, si dhe disaherë ndër sportistët më të mirë të Kosovës,rekorder i Kosoves,qe nga 1982 si juniore ,e pastaj edhe ndër seniore ,nga 1983,e gjer me 2021 (matje elektronike),,si dhe matje dore ,rekorder e edhe ne ditet e sotme .ne 100m-10.5s ,si dhe ne 200m-21.5s,; dhe, së fundi, edhe mirënjohje nga qyteti i Prizrenit për karrierë, pasi isha kampion i Kosovës në 100, 200 ,400 metra e edhe kampion mbarëkombëtar në 100, 200, 400 m, si dhe kampion ballkanik në 4 x 100 m”,por sukseset dhe medaljet ai ende I sfidon dhe fiton fal përkushtimoit të tij. Të gjitha këto si dhe aktivitetet e rezultatet e bëjnë Naimin legjendë të sportit prizrenas apo do të mund ta quanim edhe mbret të mbretëreshës së sporteve. Në mesine qindra atletëve veteranë që janë bërë pjesë e Kampionatit Ndërkombëtar të atletikës për veteranët (EMA),Shkodër të Shqipërisë. Ai në njoftoi se edhe këtë vit në njërin prej mitingjeve me prestigjioze Europiane ( por edhe jashte saj ,u zhvillu në Shkodër ku morën pjesë afro 50 shtete më të fortë dhe veteranët e atletikës së këtyre shteteve ,sidomos ata të EU. Përfaqësimi i atletëve të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshmi ,diku rreth 30 medalje. Atleti przrenas Naim malazezi edhe në këtë garë u stolis me 5 medalje ,ndër tjera në disciplinat e tij kryesor 100,e 200 m, ishte i argjentë deh kështu Priyzrenin e ngriti në pedistalin e sukseseve. Mirëpo, Naim Malazei si një legjendë e altetikës pohon se ‘’ Sfidat të reja priten në Selanik në fillim të muajit korrik 2026,si dhe Ballkanijada në Rumani, ku edhë këtu ai shpreson të sfidojë me medalje./QendraPress/