Rikthehen temperaturat e nxehta gjatë kësaj jave

0

           Në parashikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *