Takimi gjithëpërfshirës dhe heshtja e përgjithshme kur s’duhet të heshtet
Doktrina e mashtrimit Kurti, dhe rreziku i paralajmërua për diplomacinë e sllovakut Lajçak dhe spanjollit Borelo, po del sheshit.Deri me sot, Kosovën e ka mbrojtur Kushtetuta e saj. Edhe pse me shumë zbrazëtira dhe mundësi interpretimi, ishte pikërisht Kushtetuta dhe interpretimi i saj nga Gjykata Kushtetuese që e shpëtoi Kosovën nga dezintegrimi dhe rrezikimi i ekzistencës si shtet unitar politik dhe territorial, siç përkufizohet në nenin 1 të sajë.Deklarimet e Kryetarit të Kuvendit, pas takimeve te të gjithëve me lehtësuesin Lajçak, po rreh kambanat e alarmit se Lajçak nuk është lehtësuesi por paralajmëroj se Kosova po hyn në fazën më të rrezikshme që nga pavarësia, për cenimin e rendit kushtetues dhe dezintegrimit kushtetues. Ajo që përbën shqetësim dhe alarm se diçka e rrezikshme po ndodh për Kosovën është heshtja e të gjithëve, që u takuan me Lajçak, çka në këtë korrelacion kontekstual do të thotë pajtim. Nëse një vepër e inkriminuar deri edhe te ato kundër shtetit dhe rendit kushtetues, kryhet me dhënie, veprim dhe premtim, që në kontekstin aktual është heshtje atëherë, heshtja përball një plani të tillë do të përbëj tradhti ndaj shtetit dhe popullit.Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është baras me heqjen e “gardhit” mbrojtës pikërisht në nenet 1 dhe 3 (që mashtruesi Kurti i kishte kuptuar e lexuar pranë varrit të Kastriotit në Lezhë duke ju dhëne edhe konotacionin e nevojshëm patriotik patetik e histerik).