Analisti Krasniqi apelon:’’Lufta nuk është piknik’’
Njëri nga analistët e përkryer, sidomos të politikave kosovare Prof Dr. Milazim Krasniqi, duke pa se gjendja tashmë nga disa infantil po mundohet të eskalojë ai ka reaguar në fb duke apeluar apelon:’’ Lufta nuk është piknik’’, Ne mes tjerash ai ka shkruar.
‘’ Po më habit njëfarë entuziazmi naiv që po plasohet nga disa tipa në rrjete sociale e në medie për, demek, forcën që po tregohet ndaj Serbisë. Për ata që mbajnë mend mirë, ngjashëm ka pasë filluar në vitet 80 në ish Jugosllavi, veçmas në Serbi. Gjysmë-gazetarë, gjysmë-shkrimtarë, këngëtarë kafehanesh, prostituta ekranesh, bënin hyxhym në përkrahje të liderit dhe të politikave të forcës. Përfundoi në katastrofë. Prandaj, duhet të frenohen këto idiotizma. Përkraheni aventurizmin e Kurtit me tabela veturash sa të doni, por mos përhapni disponim luftënxitës, teveqela! Lufta nuk është piknik’’/www.qendrapress.com/