Mustafa bën thirrje të mblidhet Këshilli i Sigurisë: Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar për zhvillimet në veri duke thënë se situata është serioze dhe rrezikshme. Mustafa ka thënë se në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë.Mustafa po ashtu ka thënë se në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.
Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, shkruan ai.