E diela poetike me poeten;Jonida Sheholli
YLLI I JETËS
—————————
(Vëllait tim Deonit, sot, për ditëlindjen e dhjetë)
Gëzuar, vëllai im i dashur!
Shtator i atij viti, s’përsëritet më
Shkrumb, gjithandej në thatësi
Rrugë të heshtura, që s’bënin zë
Aty-këtu ca shenja vjeshte në afërsi
Zhurma motorësh e sirena makinash
Që nuk pushonin deri në orët e vona
Përmalleshe për shi e krismë bubullimash
Shikimi ngulitej shqiponjë, në shkrepat tona
Ti erdhe në jetë, jo veç si freski që njomë
As si puhizë që lëmon degët e pemëve
Po ne na e shuajte etjen përgjithmonë
Buqetë yjesh e dritë hëne, iu bëre netëve
Netët tona, me ty janë plot shkëlqim
Ditëve u je deti, ku shohim kthjelltësinë
Sytë e tu janë rrezet që dhurojnë vezullim
Si në pëllëmë të dorës, na e vënë gjithësinë
Në shpirtin tënd dhe engjëjt vallëzojnë
Buzëqeshë fytyra jote njomësi fëmijërore
Për ty shtrohen dëshira, në qiell flatërojnë
Dhe buçet shtëpia nga lojërat gazmore
Zemra e nënës sonë, është djep që t’ka rritur
Për të je përherë sikur diell mëngjesi
Me dashuri dhe edukatë, ajo të ka kalitur
Në ty, pamja e babit, pasqyrë universi
Çapkën që m’bënë shoqëri çasteve të vetmisë
Ma kremos disponimin me tinguj lumturie
Frymëzimit tim i bëhesh rrezëllim i stolisë
Ti vogëlushi im, ngjyresë në vargje poezie
Gjithnjë me duar nën faqe, si në portret vegjëlie
Pamja jote magjepsëse, dritë edhe shkëndija
Ne na falë lumenjë të pashterrshëm kënaqësie
Prej teje buron vrullshëm jeta dhe dashuria
Një mesazh ta them, merre në formë urimi
Dua të të shoh vetëm me mbarësinë përpara
Rritu me libra e në portë, golat shëno vetëtimthi
Kokën plot dituri, edhe kampion në gara…!
16 shtator 2021