Çaste me penën e artë të shkrimtarit; Gëzim Ajgeraj
ATË DITË E SOT
————————–
Nga ai mot me natë
kur dikush e nguli gurin
Ëndrra u ça përgjysmë
plaga pikoi e s’u ndalë
Kënga u ndal në gjysmë
malësori s’këndoi më
Motra e vajtoi tinëz
vëllanë e vrarë mat-anë guri
Mbi kodër ujku i zi
na i ruajti ëndrrat me dhëmbë
të përgjakur
Kambanat e dhimbjes
s’pushuan këndej e andej Zot, ç’kob ra mbi Pashtrik