Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
Një vdekje e dyshimtë është raportuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës. Ankuesja femër ka raportuar se bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë, e cila e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.