Avdyli pretendon se i njeh dy “grupet politike” që ia sollën disfatën Haskukës
Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë sot se “disa rugosvistë dhe po ashtu aktivistë të LVV-së” janë dy grupacionet politike që bashkëpunuan me koalicionin PDK-AAK-NISMA, për ta mposhtur Mytaher Haskukën, kandidatin e LVV-së për kryetar të Prizrenit. Avdyli, tha sot se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dëshmoi për koalicionin e të gjithëve kundër Haskukës në Komunën e Prizrenit. Ai u shpreh se do t’i bëjë opozitën pushtetit të ri në Komunën e Prizrenit, për të cilin shprehu dyshimet e tij.
Shkrimi i plotë i Haxhi Avdylit:
Të nderuar qytetarë të Prizrenit,
dje procesi zgjedhor u mbyll qetë ,pa incidente dhe me një kulturë e lartë demokratike. Ky proces i lirë zgjedhor është fitore e qytetarisë ku me votën e dëshirën e tyre të lirë qytetarët vendosën që Prizreni të udhëhiqet nga PDK.
Procesi zgjedhor i 14 nëntorit deshmoj që fitoj koalicioni i të gjithëve kundër Kryetarit Haskuka. Për çudi këtë koalicion joparimor për arsye të ndryshme u bashkuan i tërë PANi por edhe “Rugovistë” poashtu aktivistë të dëshpruar të VV-së. Edhe pse rezultat i papëlqyeshëm, por ky është vendim i bashkëqytetarëve tanë, vendim i sovranit dhe padyshim që do respektohet dhe urojmë fituesit.
Një jam i sigurtë që pushteti në Prizren dorëzohet në gjendje shumë më të mirë si infrastruktore e çdo aspekt tjetër sesa kur u morr para 4 vitesh. Në 2017 Prizreni kishte 000 m-katror për investitor, e dorëzohen me 3 zona ekonomike të gatshme me qindra hektar. Ishin ato parti që tani kanë fituar që bllokuan keto projekte zhvillimore. Shëndetesia, arsimi, bujqësia e çdo sektor tjetër është pakrahasueshëm më mirë se para 4 vite.
Tani mbetet me u pa sesi ky pushtet i ri i krijuar në bazë të pazareve do sillet me pushtetin e fituar. A do arrijë të punoj për qytetin dhe qytetarët apo për grupet e interesit në koalicion e jashtë koalicionit mbetet për tu parë.
Ne lutemi dhe shpresojmë për punë të mira për qytetarët.
Unë si deputet, bashkë me kolegë do mbesim gardian të interesit qytetarë dhe do vezhgojmë me kujdes punën e secilit . Nuk do hezitojmë të denoncojmë çdo dukuri devijante, çdo shkelje korruptive , çdo keqpërdorim me pronën e paranë publike që mund të bëjnë koalicioni i PAN-it në Prizren, siq ka ndodhur në të kaluarën e tyre jo të largët.
Për fund ,Kryetarin Haskuka falenderoj për bashkëpunim korrekt poashtu përgëzoj për punën e ndershme dhe të përkushtuar për Prizrenin më të mirë.
Të dashur miqë e aktivistë,faleminderit për besimin tuaj, për angazhimin e tuaj të pakursyer para e gjatë fushatës. Ne do jemi me ju dhe për ju, kudo që do jemi.