Çaste poetike me poeten; Brixhilda Dede
KUR HELMET E BOTES PUSHTOJNE SHPIRTERA, ZEMREN TENDE FALME
Atëherë, kur errësira e verbisë boten te mbuloje.
Dua zemrën tende,
si trëndafil i egër brenda meje te çeli.
Te shoh me sytë e shpirtit,
te dashuroj, me ndjenjën tende.
Te ndiej oshtime lumenjsh,
qe koha e brengosur ndali.
Te kthej,
ne kambane qiejsh dashurie,
këngën e vajtueshme te zogjve te ferrit e himne t’lyer ne are.
***
Zemrën tende me afro,
kur koha boshe te le pa lot e gjak.
Atëherë,
kur bota me behet inkzistente.
Dua, një pike esence mes një oqeani.
Qiej te tere qe ti fal dua,
Ku ndrin një yll,.. i pamat.
Brixhilda Dede @ 2020