Dyshoj se virusi vështirë do të asgjësohet, por dyshoj se do të shëndrrohet në variante tjera-Shkruan;Msc.Lule Alidema Psikologe Klinike

0

Përderisa ende kemi prezent covid 19, patjetër se janë të nevojshme masat anticovid. Shumëkush po shpreson te vaksinat, mirë dyshoj që vaksina mund ta lehtësoj sëmundjen por jo ta parandaloj, andaj duke parë se ende virusi është mes nesh nuk kemi zgjedhje as mundësi tjetër parandaluese përpos kujdesit të vetsecilit për veten e vet. Dyshoj se virusi vështirë do të asgjësohet, por dyshoj se do të shëndrrohet në variante tjera, meqë është tejet i lehtëngjitës e shumë lehtë përhapës. Pastaj kohëzgjatja e bën të veten, mbase njeriu përdor mekanizma mbrojtës për ta larguar nga vetëdija idenë se jemi ende të rrezikuar nga covid 19, por në nëndije secili e ka, nuk ka assesi se si ta liroj veten kurse ende ka raste të reja të personave të infektuar. Gjithsesi është e nevojshme dhe duhet zbatuar ende masat anticovid./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *