Kurti tha se drejtuesit e sindikatave duhet të ndërrohen, i reagon ashpër Blerim Syla: Koha e diktatorëve ka kaluar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur dëshirën e tij, që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.i ka thënë se punëtorët shëndetësorë nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz.“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale. Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë,” ka thënë Kurti. Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, i cili thotë se kur Kurti e ka tepruar me kërcënime.“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj”, ka shkruar Syla në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
-NJË KONFERENCË SKANDALOZE DHE PATETIKE E KRYEMINISTRIT KURTI DHE MINISTRIT TË RI TË SHËNDETSISË: Sot paska folur për masat anti-covid kryeministri dhe ministri i shëndetsisë i ardhur nga SHBA… Pa konsultim te ekspertëve vendor.Për besë e turpshme dhe patetike sepse po tregojn që ditët në vijim do i rrisin numrat sipas nevojave politike… por nejse.Kryeminstri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithcka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për Z. Kurti se po kërkon:Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorve shëndetsorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: “Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 per mjek e 3 per infermier”. Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe cdo tendencë e jotja do të dështoj.”Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika.Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj.