Çaste poetike me poeten;-Kimete DURMISHI

FJALET E PRESIDENTIT
————————————
Ka fjalë që nuk vdesin kurrë…
mbeten të gjalla në shpirtin e një populli.
Truri i Kosovës ishe,
pse ike?
Zëri yt ende dëgjohet në heshtje,
si lutje që ngjitet drejt qiellit,
si dritë që nuk shuhet kurrë.
Na mësove se besimi është i pastër,
se zemra flet më fort se çdo fjalë,
dhe se dashuria për vendin jeton përtej kohës.
Fjalët e një presidenti nuk shuhen kurrë…
ato mbeten si dritë në mendje
dhe si lutje në zemër.
Edhe pse ike…
fjalët e tua ende na mbajnë gjallë.
Zoti e bekoftë Kosovën.
/QendraPress/