E diela poetike me poeten :Brixhilda Dede
Imazhi i lumturisë
——————————-
Ne një dite te zakonshme dua, monotonisë ti largohem.
Me lirinë e mendimit udhëtuar,
shkujdesshëm një jete te tere te jetoj.
Ne një dite dimri, te përjetoj vëren dua,
Me një varke ne Venecia bashke te lundrojmë.
Kur muzgu i vone te bjere shtruar,
mbi gjethe vjeshte përqafuar ty
zbathur rrugës, te shkojmë.
Ne një nate te zakonshme, numëruar yjet
Gjumi, mbi prehrin tënd kuvenduar deri vone t’me kaploje.
Agu, te trokasë si gurgullime e një lumi.
E pafajshme, lëndinës te rend e t’kendoj.
Ne një dite te zakonshme, me fal nje dhurate te pa vlere
Dhe me pas si zhurma e perroit,
me merr ne krahë e ledhato.
Njerëzit do te përplasen si ujerat e ftohta mbi shkëmbinj.
Ne, ndier vetvetja e jon’.
Si ujerat derdhen te qeta ne det.
Me një puthje e ledhatim trëndafili mbi fytyre,
nga imazhi enderimtar, me zgjo.
Ne një dite te zakonshme shprese, lumturie.
Imazhi i sinqeritetit me thote,..Dashuro.
Brixhilda Dede @ 2021