Sot pritet të arrijnë në Kosovë testet që mund ta detektojnë variantin Omicron

0

Ndonëse shumë vende të botës tashmë janë duke u përballur me variantin Omicron të coronavirusit, në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast me këtë variant .E testimet për konfirmimin e këtij variantit që shumë shpejt të kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva e cila ka bërë të ditur se pritet që testet që detektojnë variantin Omicron të arrijnë sot në Kosovë.“Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet edhe me RT PCR test që në mënyre specifike e shënjon (targeton) ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. RT PCR kitet e këtilla të porositura nga IKSHPK priten te arrijnë në Aeroportin e Prishtinës me datën 23.12.2021 dhe varet nga procedurat e zhdoganimit se sa shpejt do të arrijnë në IKSHPK, kështu që shumë shpejt do të kryhet konfirmimi i variantit Omicron te SARS-CoV-2 ne IKSHPK”, ka thënë Pireva.Ndërkohë, IKSHPK-ja është duke dërguar mostra pozitive në Gjermani për konfirmimin e pranisë së variantit Omicron. Kosova është ende në pritje të këtyre rezultateve. Omicron, variant që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, besohet se ka shumë mutacione dhe mund të përhapet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *