Mendoj se në periudhën kohore prej shtatorit e deri në fillim të nëntorit 2020 do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë
Mr.Nue Oroshi, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar” Trojet e Arbrit”, lidhur pyetjen se muaji shtator i këtij viti Kosovën a mund ta gjejë me zgjedhje të jashtë zakonshme? ai pohon;-“ Në bazë të rrethanave politike që po ndodhin sot, në Kosovë ku partitë në të shumtën e rasteve nuk po bashkëpunojnë me njëra- tjetrën as për çështje shtetërore e nacionale dhe janë mbetur peng i inateve personale të njëri -tjetrit,
Mendoj se në periudhën kohore prej shtatorit e deri në fillim të nëntorit 2020 do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.Mirë do të ishte të kemi një parti të re politike e cila do të ishte e gatshme të fitoj një numër të madh të deputetë ve apo një bashkim të intelektualëve shqiptar të cilët do të fitonin besimin e qytetarve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe të punonin që ta nxjerrin Kosovën nga kjo krizë e thellë politike që e ka sjellur sot një grushtë politikanësh që sillen e pështillen në ndërrimin e funksioneve tash e 20 vjet.
Ky grupim i ri politik mundët të dalë në skenë me 120 emëra të njohur intelektual dhe atdhetarë të cilët jetojnë në Kosovë dhe në Diasporën shqiptare.Me këto parti që kemi sot në skenën politke të Kosovës shihet qartë se nuk janë në gjendje ta dërgojnë Kosovën përpara.Me këta politikanë që ka sot Kosova mund të mbahën zgjedhje por nuk do të ketë zgjidhje./qendrapress.com/