Rrëzimi i kësaj Qeveri èshtë e pashmangshme
Shani Berisha historian, lidhur me pyetjen se muaji shtator i këtij viti Kosovën a mund ta gjejë me zgjedhje të jashtë zakonshme? ai pohon;-“Ekzistimi i kësaj Qeverie të brishtë dhe tepër e papërgjegjshme deri në muajin shtator, personalisht e shoh si një të keqe të madhe, pasojat e së cilës do ti bart qytetari i thjeshtë i vendit tonë!
Muaji shtator, për shkak të procedurave ligjore, ndoshta nuk do të mund të jet muaj i mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por, se do të bie kjo Qeveri dhe vendi gjithsesi do të shkoj në zgjedhjet e reja këtu nuk kam dilema!
Rrëzimi i kësaj Qeveri èshtë e pashmangshme, ky rrëzim do të ndodh, ngase, pos tjerash nuk është duke i ecur agjendat e atyre për të cilën edhe e krijuan atë!
Sa më parë që të bie kjo Qeveri, aq më mirê do të bëhet për vendin!/qendrapress.com/