E diela poetike me poetin;Skënder Zogaj
DIELLI I AKULLTË PO MA ZË UDHËN
(Kushëririt Banush Zogaj)
———————————–
Akrepat e orës si ehuj të zinj
U këputën e ranë duke dënesur
Për metafizikën e shpirtit të dëlirë
Qofsh bekua o njeri zemërmirë
Ngado që po të kërkoj oiii –
Dielli i akulltë po ma zë udhën
E mjegulluar hëna po më shfaqet
Sipër katrorit mbi hipotenuzë
Bjeshkë dhembja, plumb fjala
Helm kujtimet e lotët prush
Mendjendritur, i urtë e bujar
I buzëqeshur, kokë lartë, zemër-zjarr
Ishe ndriçues i errësirës së natës
Po pse ike pra, aq larg, o vëlla i mirë
Pa më thënë të paktën lamtumirë!
Skënder Zogaj,
Lubjanë, 16 dhjetor 2021