KRYRRUGA E NJERIUT

———————————

Është një rrugë,

ku të mbijnë krahë shqiponje,

shtigjeve të padukshme të qiellit të natës.

Është një rrugë,

ku të përcjellin jonet,

e një këngë e heshtur në ajrin e kaltër.

Është një rrugë,

ku të bëhet nata mesditë,

dielli të rri, mbi dy bregoret e zemrës.

Është një rrugë,

ku horizonti të ngjitet te sytë,

dhe të bëhet llambë shtylle, disku i hënës.

Është një rrugë,

ku mund të bëhesh erë,

Si maratonomaku drejt qëllimit.

Është një rrugë,

ku dëshpërimi i thellë,

të bëhet shpresa e ngazëllimit.

Është një rrugë,

ku nuk e ndal vrapin,

as në lartësi shkrepash të përpjeta.

Është një rrugë,

ku truri të gjallëron hapin

edhe kur je larg, mijëra kilometra.

Është një rrugë,

ku njësoj, si kali dhe mushka,

trokon thundrat e tua me revan.

Është një rrugë,

ku mali dhe fusha,

të duken, sikur janë nëna me babanë.

Është një rrugë,

ku njeriu i hapësirave të largësisë,

bëhet shpend, me krahë të fortë.

Kjo është kryerruga,

me strehën e shtrenjtë të shtëpisë, ku të pret prehri i familjes së ngrohtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *