Aktiviteti i Drejtorisë së Inspektorateve në Prizren po mirëpritet nga qytetarët
Fal angazhimit dhe mirëkuptimit që tashmë është arritur nga qytetarë, po organizohet nga Drejtoria e Inspektorateve, ku edhe ka filluar rrënimi i ndërtimeve të anekseve, Atyre anekseve ku qytetarët i kishin shtuar objekteve të ndryshme pa leje ndërtimi. .Kështu me këtë aktivitet do të lirohen dhjetëra vende të hapësirave publike, pastaj trotuare dhe rrugë të ndryshme ne pjesë të qytetit. Këtë aktivitet qytetarët e Prizrenit pos që po përshëndesin këtë vendim ata po kurajojnë se vetëm në këtë forcë do të ruhet struktura ndërtimore dhe padyshim se do të ketë rend në infrastrukturë publike. Një numër i madh i qytetarëve derisa ua kemi parashtruar si pyetje se a vlen të ndërmerret një aksion i këtillë , ata u shprehën se kjo ishte jo vetëm nevojë , por domosdoshmëri që përkrahet nga shumica absolute e qytetarëve të Prizrenit. Bile disa nga ata qytetarët than se tashmë duke pa këtë aktivitet po bindemi asaj thënie se ‘’Dita e mirë shihet në mëngjes’’. Prandaj , këtë aksion besohet se shumë prizrenas do ta përkrahin dhe ata vullnetarisht do ti vetërrënojnë ato raste nëse ka ndërtime shtesë në objektet e tyre, sepse vetëm duke u mirëkuptuar dhe duke forcuar raportin qeverisje –qytetarë, arrihen suksesi që padyshim e qon një hap përpara edhe vetë zhvillimin e komunës së Prizrenit , që kjo komunë të bëhet shembulli më pozitive në Kosovë./qendrapress.com/