Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ,njoftohet për aktivitetet dhe të arriturat e deritanishme të Drejtorisë së Inspektorateve
Sot, në zyret e Drejtorisë së Inspektorateve, bashkë me stafin e tij, na nderoi me këtë vizitë, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj.
Për mu si Drejtor dhe stafin tim, kjo vizitë e Kryetarit Totaj, është tejet e mirëseardhur dhe shumë motivuese, për punët që na presin në javët dhe muajt në vazhdim.
Ndër të tjera, për së afërmi, e informova Kryetarin e Komunës, për aktivitetet dhe të arriturat e deritanishme të Drejtorisë së Inspektorateve, si dhe e sigurova z. Totajn se stafi ynë, do të jetë përherë në nivel të detyrës, konform përgjegjësive që i kemi marrë, në mënyrë që ta përmbushim agjendën tonë të përbashkët, që qytetarët tanë të jenë gjithmonë prioriteti ynë kryesor, gjatë qeverisjes sonë lokale./www.qendrapress.com/