Kryetari Totaj: Mbetem i përkushtuar si Kryetar i Prizrenit, që bashkë me ekipin tim ta përmbushi çdo premtim timin nga fushata
Deklarata e një asambleisteje nga opozita e bërë në seancën e Kuvendit Komunal javën që shkoi më është vënë si “citat i imi” autorial dhe si e tillë pa u konfirmuar është shpërndarë.
Në fakt është pjesë e një deklarate e nxjerrur nga konteksti dhe e devijuar nga kuptimi origjinal.
Unë mbetem i përkushtuar si Kryetar i Prizrenit, që bashkë me ekipin tim ta përmbushi programin për çka kam marrë besimin e qytetarëve edhe t’i plotësoj zotimet e mia të fushatës.
Prizreni gradualisht po i’u kthehet punëve të mira.’’ Shkruan kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj në fb. Ai tashmë ka filluar mbarë me shumicën e premtimeve dhe qytetarët tashmë kanë filluar të besojnë më shumë ndaj organeve komunale,Aktivitet bile edhe gjatë vikendeve po japin premtim të mirë apo siç thuhet .’’Moti i mirë shihet në mëngjes’’./qendrapress.com/