Çaste poetike me poetin;-Imer GLLAREVA

Nën dritën e zbehtë të hënës

————————————-

Në mes të natës, nën dritën e zbehtë të hënës,

 përcolla copat e shpirtit tim për mërgim.

U dhashë bekimin tim, që i madhi Zot ti mbrojë e ti bekojë.

Qofshi me fat o dritat e syve të mi!

I përqafova në heshtje dhe më një lamtumirë që

vetëm zemra ime mundi ta kuptojë.

Asnjë valixhe nuk mund të mbart peshën e mallit të tyre,

 as peshën e dhimbjes sonë.

Qetësi absolute, vetëm heshtja na shoqëroi deri në mëngjes.

I përcolla, ata largoheshin si zogj të njomë në fluturim

me sy të kthyer prej nesh,

duke shikuar edhe një herë folën e ngrohtë, oborrin, pragun,

këtë vend që zemra e tyre nuk donte ta linte.

Po, po i përcolla me sy të përlotur deri në fund të rrugës.

Trupat e tyre u fshehën në largësi, por zemrat dhe

zërat e tyre mbeten brenda shtëpisë

si një jehonë që kurrë nuk do shuhet.

Natën e kam dëshmitare të kësaj ndarjeje aç prekëse,

ajo lë ti mbaj në prehër lotët që nuk pushuan deri në mëngjes.

U ktheva brenda vetëm me heshtjen dhe mallin tim të pashuar.

Nga dritarja shikoja qiellin e pa fund, sikur edhe shumë

yje rrinin zgjuar bashkë me mua,

duke ndarë peshën e mallit të kësaj nate.

Një erë e lehtë përshkonte oborrin,

 sikur numëronte me mall hapat e tyre.

Sikur kërkonte ende zërat e tyre të qeshurat dhe lojërat që

 ato ditë e mbushnin shtëpinë me dritë e jetë.

Ata tani fluturojnë në qiellin e pa anë,

ndërsa unë mbeta këtu me një peshë të rëndë

 të fshehur në skutat më të thella të zemrës.

Dhe kur mëngjesi zbardhi më rreze dielli,

kuptova se mërgimi nuk është vetëm largësia e trupit.

Mërgimi është dhimbja e copave të shpirtit.

/QendraPress/