Mësimdhënia është një nga profesionet më të vjetra, më fisnike dhe më humane që nga koha e Platonit-Shkruan;Prof,Mr.Arif KABASHI

    Dita e Mësuesit-Mësimdhënia është një nga profesionet më të vjetra, më fisnike dhe më humane që nga koha e Platonit si mësimdhënës e deri më sot. Mësimdhënësi nuk është një kallxues, apo një ligjirues i thjesht, ai është aktori që me fjalët, lëvizjet dhe ndjeshmërinë që ka , e lidhë fëmiun-nxënësin rreth vetes, e frymëzon me dashurinë për njeriun, artin, shkencën dhe botën që e rrethon. Mësimdhënësi është në qendër të vëmendjes së nxënësit, vetëm kur bie në nivelin e të kuptuarit të moshës së nxënësit, dëshirave të nxënësit, nevojave morale e materiale të nxënësit dhe kërkesave profesionale të shkollës. Mësimdhënësi i mirë nuk bëhet skllav i trajnimeve pa shije arsimore, i teksteve bajate mësimore dhe i udhëheqjeve autokratike shkollore. Kjo nuk nënkupton mësimdhënësin anarkist, kokë(bosh)lart, por mësimdhënësin me njohuri normale profesionale, njohuri elementare universale, kulturë qytetare e përgjegjësi morale. Mësimdhënësi i mirë në çdo situatë frymëzon nxënësin, bashkndien me nxënësin, promovon vlera humane, artistike e shkencore. Mësimdhënës, ju keni kryer studime në një lami të caktuar, ju për shumë vite i përsëritni gjërat e njëjta, ndërsa që nxënësit ato i dëgjojnë për herë të parë. Ju gjatë ditës shkoni nga klasa në klasë duke përsëritur vetveten për të 10, 100, 1000 herë në histori, fizikë etj, ndërsa që nxënësi i juaj orën e dytë duhet të lidhet me mësimin e biologjisë, të tretën me mësimin e matematikës, orën e katërt me gjuhët e huaja, të pestën me kiminë, e kur të shkon në shpi e nxjerr një libër shkollor që së paku 30% për të është i pa kuptueshëm, ngase është tekst akademik që autori e ka nxjerrur nga interneti me copy paste dhe ua ka dedikuar nxënësve tuaj filloristë e që nuk është hiq më pak se tekst universitar me të cilin çdo student mud të shërbehet për notë të lart. Mësimdhënës, ju mbetet juve ti mbuloni këto gropa të shkaktuara nga paaftësia dhe jo profesionalizmi individual, ju mbetet juve ti mbuloni gropat që i ka shkaktuar zhvillimi dhe përdorimi i pa kontrolluar i teknologjisë, ju mbetet juve ti mbuloni gropat e krijuara nga zhvillimi i pabarabartë ekonomik e shoqëror i nxënësve tuaj, e që krijojnë situata të përditshme. Prandaj në kushtet aktuale një mësimdhënës i mirë duhet të jet i kushtueshëm, ndërsa që një mësimdhënës jo profesional i kushton shtrejt shoqërisë. Mësimdhënës, urime dita e mësuesit – 7 Marsi./www.qendrapress.com/