Çaste poetike me poeten:Korça Bibjana
Nëna
—————
Nëna ime!
Gjiri që më mëkoi
të madhen dashuri.
Libri i artë i ninullave
Sypafjetura netë pagjumë
Perkujdesja e gjithë botes
në nje prekje je o nënë
Dashuria më
e madhe
në një shikim .
Loti i dhimbjes
përmbys shpirtin
në syrin tënd
Shqetesimet
e të gjithë botës
në një natë i përjeton ,
shpirti yt
tundet tërmetesh
për një dhëmbje
të fëmijës tënd
Më fshive lotët
edhe friken
Zemër buta..
fjalë mjalta
e palodhur duararta .
buzagaza mallë zjarrta.
Perëndeshë e zemrës
sime nëna ime
Dritë e bukur ndër agime
Vezullim i zemrës time
Të falem për kohërat
që rashë e u sprovova
Mbuluar përqafimesh
të zgjuara mendimesh .
Ty e mençura NENA IME