Çaste poetike me poetin;Ali H. TAHIRI

PËRBALLJE

———————————-

Shumë njerëz janë shkelur padrejtësisht nga egërsia,

por të gjallë i kanë mbajtur kauza dhe trimëria.

Shumë prej tyre jeta i mbajti si gjarprin nën gur,

por në shpirt s’u thyen, nuk u dorëzuan kurrë.

Këto fjalë kanë qëndresë kombëtare në vargje,

se trimat e trimëreshat nuk pranuan të jetonin me tortura e sharje.

Kjo jetë e padrejtë, me dy procese në heshtje,

udhët i ka të mbushura me sakrifica, gëzime e dhembje.

Çfarë dallimi kishte ai me ty?

Ai jetoi gjithmonë në liri,

ty, me popullin tënd, të mbyllnin në dry,

veç pse kërkuat drejtësi.

/QendraPress/