Qytetarëve, jo me fjalë ,por me veprime konkrete duhet rritur shpresën dhe dashurinë për Kosovën.-Shkruan:Mrs.Arif Kabashi

                     Popujt bëjnë luftra çlirimtare për të krijuar shtete kombëtare, ngase në situate krizash politike apo ekonomike ndihen më të sigurt në qeverinë e vet. Në rrethanat e sotme të krizës globale nga pandemia, dhe së fundi edhe të luftës në Ukrainë, me tendencë të daljes jashtë kontrollit, qeveria e Kosovës duhet të rris përgjegjësinë ndaj popullit të vet. Rritja e pa kontrolluar e çmimeve është duke e vështirësuar mbijetesën e një shtrese të popullsisë. Qeveria duhet të përgatitet për një krizë ekonomike afatgjatë. Qeveria duhet të shpallë mobilizim të përgjithshëm për kursim të paras publike dhe zvogëlimin e informalitetit me qëllim që të bëjë subvencionim në fusha të caktuara për të parandaluar rritjen e pakontrolluar të çmimeve. Qytetari i Kosovës nuk ka se si të mirëkuptohet ndaj qeverisë që vetë e ka zgjedhur, kur të ardhurat e tyre dhe bordeve të ndryshme publike që paguhen nga tatim paguesit kosovar janë 2500, 5000 e 10.000 euro, ndërsa që një shtresë e madhe përpëliten me varfërinë ekstreme. Qytetarëve, jo me fjalë por me veprime konkrete duhet rritur shpresën dhe dashurinë për Kosovën. Në këto rrethana është normale që çdo qytetar i Kosovës kërkon ta ndjej dorën e qeverisë së vet./qendrapress.com/