Si kryefamiljare e mbajtëse e familjes, kam shqetësimet e mia për këto çmime që po ndryshojnë orë më orë-Shkruan;Bletë Berisha

                        Me të filluar lufta Rusi – Ukrainë, ka filluar të ndjehet dukshëm kriza ekonomike. Kjo rritje enorme e çmimeve, duke filluar prej derivateve e deri tek shporta shtëpiake ka filluar pothuajse të bëhet e papërballueshme. Si kryefamiljare e mbajtëse e familjes, kam shqetësimet e mia për këto çmime që po ndryshojnë orë më orë. Aspak nuk jam e kënaqur me qasjen e qeverisë ndaj kësaj situate kaotike çmimesh. Uroj të fillojnë të punojnë më shumë në këtë drejtim, që mendoj se është primare, sepse ne jemi duke shkuar në një varfëri të skajshme po vazhdoi kjo situate shqetësuese. Mesazhi më i mirë i imi do është ky: Zgjohu nga gjumi QEVERI, se këtu e ke KFOR-in, merr hapa konkret për këto çmime që brenda ditës po lëvizin. Jemi rrugës së varfërisë … Të mundohemi që të mos bëjmë panik në shoqëri e më gjerë!/qendrapress.com/