Po ndjehemi si jetimët pa askënd  në këtë botë  të madhe dhe ,fatkeqësisht edhe te çakorduar- Shkruan: Prof. Hasan Hamëzbala            

            Jemi në hall, mendoj. Njëherë u përfshimë ashpërsisht nga psikoza e frikës së luftës. Për pak ditë kjo u shndërrua në psikoze të rritjes së çmimeve. Dhe tashmë, nuk ke çfarë dëgjon as në vend të punës, as në rrugë, as në qytet, madje as në shtëpi, përveçse për rritjen e çmimeve. Dhe ky vërtet është preokupimi themelor. Njeriu duhet të jetë shumë i fortë që të mos brengoset. Sepse kjo tashmë është vërtet brengosëse. Një litër vaj është bërë 3-4 euro!!! Rritja e çmimeve po zhvillohet në mënyrë marramendëse, sa njeriun ta përfshijë trishtimi. E, më e keqja në gjithë këtë është fakti se prania e shtetit nuk po ndjehet askund. Dora e qeverisë sikur po mungon plotësisht .Prandaj, po ndjehemi si jetimët pa askënd  në këtë botë  të madhe dhe ,fatkeqësisht edhe te çakorduar. U bëftë mirë!/qendrapress.com/