Shërbimet inteligjente: Ndryshimi në personalitet i Putinit mund të jetë rezultat i ndonjë sëmundje
Shërbimet inteligjente perëndimore besojnë se personaliteti i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë pesë vjetëve të fundit, ku 69-vjeçari po shfaq paranojë të qartë në lidhje me shëndetin e tij, raportojnë mediumet britanike “The Guardian” dhe “Daily Mail“. Burimet e inteligjencës thonë se është mister se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë ndryshim, ku shpjegimet janë nga terapia për ta luftuar kancerin, e deri te sëmundja e Parkinsonit, demenca, apo edhe përdorimi i steroideve për të trajtuar ndonjë sëmundje tjetër.“Fakti se Putin është i shqetësuar për shëndetin e tij është se ai qartë po shqetësohet në lidhje me koronavirusin”, ka thënë një burim i inteligjencës, duke cituar insistimin e tij për të qëndruar në distancë nga liderët e huaj, si presidenti i Francës, Emmanuel Macron, apo edhe disa prej figurave kyçe të tij, si ministri i Brendshëm rus, Sergei Shoigu.Ai është takuar me presidentin e Kinës, Xi Jinping, muajin e kaluar vetëm pasi u elaburuan masat parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit nga të dyja palët.“Ka një zonë të hirët kur vjen te shëndeti personal i Putinit. Ajo që e dimë është se ka pasur ndryshime të padiskutueshme në vendimmarrjen e tij në pesë vjetët e fundit”, ka thënë burimi.Spekulime për shëndetin e Putinit ka pasur edhe në të kaluarën. Putini besohet se ka marrë tri vaksina kundër COVID-19. Një burim Perëndimor thotë se ai ka marrë vaksinën Pfizer, ndonëse vet Putin ka thënë në qershor të vitit të kaluar se ka marrë vaksinën ruse Sputnik.