E diela poetike me poeten;Ari Ukimeri
YA ALLAH
——————–
YA Allah unë ty të dua
Qysh atëherë kur fillon jeta
Se ti je shërim për mua
Nëpër kohë të vërteta
Mos i përbuz lutjet e mia
Edhe atëherë kur
Ti e din
Kur çdo herë troket mërzia
Vetëm ty të kam shpëtim Je çdo herë një ndjenjë qetësie
Të mbajë unë ne shpirtin tim
Ya Allah pasqyrë drejtësie
Do jemi bashkë deri n’amshim
Mos mendo që nuk të dua
Edhe atëherë kur jam me faj
Kur kujtoi faljet e tua
Zemra mbushet plotë me vaj
Në mëngjes kur fillon dita
Edhe hëna kur ndriçon
Unë këto ditë me gëzim i prita
Deri sa jeta të përfundon
Atëherë kur afrohet nata
Sikur dielli që perëndon
Edhe pas stuhive të gjata
Prania jote na shëron
Ty të kam përjetësi hyjnore
Që më vjen në ëndrrat e mia
Shikimet tua janë hënore
Atëherë e kuptojmë ç’është dashuria
Argjira (Ari) Ukimeri Ma.sc. Pedagoge