TAKIM KOORDINATIV I CIMIC ME ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE NË KAMP VILLAGGIO ITALIA

                        Një takim i rëndësishëm u zhvillua sot, në kampin Villaggio Italia në Pejë, në mes të Celulës së Bashkëpunimit Civilo – Ushtarak (CIMIC) të Komandes Rajonale -Perëndim të KFOR-it dhe një përfaqësie të dukshme të Organizatave Ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Organizatat që i janë bashkuar kësaj nisme janë UNHCR në Kosovë, UNICEF, UNMIK (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë), zyrat e OSBE-së në Pejë dhe Prizren (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) dhe AdvancingTogether (Partner zbatues i UNHCR).

Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një urë midis periudhës para dhe pas COVID-it për të rigjallëruar shkëmbimin e informacionit midis organizatave që operojnë në zonën RC-W, për të lehtësuar bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët dhe për të shmangur dyfishimin e përpjekjeve ndaj projekteve që të gjithë pjesëmarrësit synojnë të zhvillojnë në mbështetje të popullatës dhe institucioneve vendore.

Kontigjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, me bazë në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo të Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës dhe favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare edhe përmes aktiviteteve të CIMIC.’’ Thuhet në komunikatën për shtyp/qendrapress.com/