Prizrenit tashmë do ti shtohet dhe një festival, një ngjarje artistike e kulturore – FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I TEATRIT-
Me 27 Mars, në Ditën e Teatrit themelohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, i cili do të organizohet nga artistët në partneritet me Komunën e Prizrenit, gjegjësisht me përkrahjen e kryetarit, Shaqir Totaj. Ky festival u themelua nga artistët: Shkëlzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku dhe do të mbahet në fund të muajit Korrik dhe në fillim të muajit Gusht, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Në Prizren do të nis festival i veçant i teatrit, ashtu siç është unik edhe vet qyteti i Prizrenit. Festivali synon të bëjë bashkë teatro e trupa teatrore nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Prizreni është vatër e kulturës, artit dhe simbolizohet me diversitet kulturor të shumë etnive që jetojnë së bashku në harmoni të plotë. Prizrenit tashmë do ti shtohet dhe një festival, një ngjarje artistike e kulturore e paharrueshme, FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I TEATRIT do të organizohet për herë të parë në verë të këtij viti.