Është momenti i fundit, për kthim të vëmendjes tek punëtorët shëndetësorë

0

              Jeton Bytyçi,zyrtar nga Dega e PDK-së në Prizren. Si mendoni tashmë  a filloi faza e dytë e coronavirusit  ,siq  tha  kryeministri Hoti ,dhe si e shihni këtë fazë. A mund ti rikthehemi jetës normale së shpejti?pohon ;-“ Republika e Kosovës, fatkeqësisht këto ditë, po qëndron shumë keq, sa i përket personave të testuar, të cilët kanë rezultuar pozitiv, ku aktualisht kemi shifra rekorde, të infektuar me koronavirus.               Krejt kjo, si pasojë e keqmenaxhimit me pandeminë, nga institucionet tona qeverisëse qendrore por dhe nga ato lokale.

            Qeveria që shkoi, e udhëhequr nga “koalicioni i shpresës” VV dhe LDK, në krye me ish Kryeministrin Albin Kurti, nuk i’u kanë çasur me seriozitet, as me përkushtim të duhur, por as me kohë, për ta luftuar pandeminë globale COVID-19. Ndërsa, edhe kjo qeverisje, nën udhëheqje të LDK-së nga Kryeministri aktual Avdullah Hoti, është vazhdimësi e dështimit të menaxhimit me pandeminë, ngase vet fakti që numri po rritet në vazhdimësi, duke na renditur aktualisht në vendin e tretë në Europë me të infektuar në 100 mijë banorë, tregon se kjo qeverisje ka dështuar, nga mungesa e vizionit dhe një strategjie konkrete, për të dalur sa më mirë nga kjo situatë e rënduar, në të cilën gjindemi aktualisht si vend, para një kolapsi total.

          Mirëpo, vlen që të admirohet, përkujdesja maksimale e stafit shëndetësor në Kosovë, që aktualisht janë heronjtë dhe krenaria e vendit tonë, përkundër kushteve të rënda dhe aspak të favorshme që po ballafaqohen në kontinuitet, si dhe po diskriminohen me paga jo meritore që aktualisht kanë. Mirëpo mjekët dhe infermierët tanë, janë në një betejë frontale dhe të pandalshme me virusin, por asesi nuk po dorëzohen, deri sa ta fitojnë të gjithë luftën me pandeminë globale.

          Është momenti i fundit, për kthim të vëmendjes tek punëtorët shëndetësorë, sepse kjo kategori në shoqërinë tonë, meriton një trajtim dinjitoz dhe që dora e shtetit të jetë përherë përkrahë tyre, në mënyrë institucionale, pa marrë parasysh ndërrimit të shpeshtë të qeverive në Republikën e Kosovës.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *