Çaste poetike me poeten :Shukrije Gashi
U bë vonë
N.Gashit
———————
Çdo 19 mars do t’a mbajë peng sythin e pranverës Anemone 2022 e vrasjet në Ukrainë pafajësi
e trishtë heshtja e gjate qe t’mori
jo dje e as tinëzisht
por pikëllimi për ikjen pa moshë
e pa fjalë
do t’na mungosh si dielli e vesa
kur mërzia merr shtegut teptisje
e malli zhgrehë në vaje minutat
e bjerrin kot për ta zënë monstrumin tonë pune as nesër
ecjeve të gjata fjala nuk shëron
përtej muzgut asnjë hije e dyzuar
i ngjanë tjetrës as harrimit për ty
ç’kohë e ithët murtaja Covidi19
sa shume me dhembë n’lëkurën e pezmit tim koha
qe ma vodhi e bjerri gracka njeri
mënia për hiq gjë guaca e thyer
cope-cope ne kurdisjen lakmi
çdo 19 mars do t’i lëshoj perdet
muzgut t’mos ia shohë fytyrën gri perëndimin e diellit ne ikje përtej
reve t’ mërzitura me rutinën
sa e dhimbshëm lamtumira pa za e sytë e etur për jete qe me ndjekin kudo t’i shohë edhe me shpine
me fal qe nuk erdha as nesër
as kurrë jo për harresën u be vone…