Kryeministër  mos  bini viktimë e askujt  për të drejtën  e Kosovës!!!-Shkruan ;Kastriot Frengi

     Në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik që po mbahet në Delphi të Greqisë të premten, Kurti tha se njohja e Greqisë do mund t’i sillte Kosovës edhe njohje të reja nga vendet e tjera Nëse mediat sot, e kanë përcjellë drejtë  deklratën e  kryeministrit të  Kosovës  Albin Kurti ‘’ Greqia lidere rajonale, ta njohë Kosovën e t’na ndihmojë për njohje tjera…’’ kjo  sikur  duket  më shumë nënshtruese  e jo  deklaratë  politike. Pse  themi nënshtruese?!. Kryeministri Kurti më mirë se secili  të  thuash edhe nga  ne ,e dinë  faktin se  është ajo Greqi  që  ka shkelur  e po vazhdon të shkelë  gjakun e çamëve, atë  të drejtë  ndërkombëtare që  Greqia e  bëri  njërin nga krimet më  barbare dhe më të rënda  që  ende  peshon rëndë  si hije e zezë mbi drejtësinë e botës dhe  mbi drejtësinë e  kongreseve  botërore. Prandaj , duke  ditur stadin politik të  Kosovës , megjithëate  nuk mund të shkilet  gjaku  dhe  barbarinë e çamave  e bërë nga  Greqia, E dijmë tani ka ndryshuar edhe  gjeostrategjia  politike, por  është e vështirë të  kalohet  aq  lehtë mbi një të kaluar që  ende ka plagë  e kullon gjak. Jemi  për të pasur njohje të reja, por jo me lidere  Greqinë ,sepse  ende  dihet  botërisht se  Greqia e Serbia   me të cilat  kombi shqiptar  është në  pika  kufitare  kanë  ftohjet e  vjetëra  historike, Kurse është fakt se  ende  nuk e kanë njohur realitetin  e ri botëror e në këtë kontest as  Republikën e Kosovës. Kryeministër  tani  më jeni  i pari i qverisë   dhe  padyshim  duke ditur  të  gjithë  rrethanat deklartat e juaja   nuk duhet të iritojnë  një pjesë të kombit, Aq me tepër   kur ju përderisa nuk ishit në  krye  të  qeverisë  keni propaganduar vazhdimisht  bashkimin  kombëtar, E  si mund ë  bashkohet  kombi, nëse  një  e treta e kombit mund  të mos  jetë  i kënaqur  me  deklaratat  që  për hirë të  politikës   jo objektive mund të  lëndojnë  shpirëra e  shumë  familje…./qendrapress.com/