Çaste me vargje atdhetarie të poetes;Havë Shabanaj
Plagët e dëshmorit
——————————-
Eja, nuse e çlirimtarit
Jepi burrit shamikuqen!
Ndalja gjakun te damari
Që e mori përmes lufte.
Për liri ai ka luftuar
Mbyllja plagën që kullon
Përgjithmonë ka për t’u kujtuar
Në çdo prag e në çdo odë.
Lidhja plagët që kuqojnë
Thur për të kurorë kujtese!
Shqiptaria ta nderojë,
Porsi diell që sjell rreze!
-Nanë e babë mos më qani
Amanet fëmijët e mi!
Kur të vini prapë te varri
Merrni frymën për liri!
Sot është dita e dëshmorit
Shih shqiponjat që flatrojnë!
Ndaluni një çast te varri
E ndero trimat dëshmorë!
Havë Shabanaj