Çaste poetike me poeten;-Mirvete Kabashi LEKU

ZËRI I PAPËRULUR

————————

​Lindi në majin e shpresës

Në fletë u shkrua ’36

Një jetë në udhën e kthesës

Që dhunës i thoshte: S’ka!

​Kundër shpërnguljes në eversion

Kundër prangave në dimër të egër

Dënoi çdo mbledhje armësh e aksion

Që popullit i vilte mjerim e ethe.

​Me “Gjarpinjtë e Gjakut” në “Jeta e Re”

Guximi fjalës i dha fletë

Esad Mekuli i hapi një shteg

Që e vërteta të jetojë e qetë.

​Tri herë u burgos, tri herë në pranga

UDB-ja mendjen s’ia burgosi dot

Njëzet e tetë vite nëpër qeli të gjata

Që Kosovës t’i hiqte çdo lot.

​Kryetar i Lirive, zëri i UÇK-së

Me Çmimin Saharov e titullin Hero

Mbeti simboli i patundur i besës

Që historia përjetë të kujton

Bacë i Madh i Kosovës.

/QendraPress/