Festë e zbehtë në Kosovë, qytetarët ikin për deti
Sot besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë festën e Kurban Bajramit.
Por, kjo festë ata i gjeti në mes të pandemisë COVID-19, njësoj si edhe Fiter Bajrami.
Në Kosovë madje nuk u lejua edhe falja e namazit, derisa vazhdimisht po bëhet apel për mos vizita familjar, e ruajtje të distancës.
E, një numër i madh qytetarësh, qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm u nisën drejt shtetit amë.
Indeksonline sjellë pamje nga pika kufitare në Vermicë, ku shihen dhjetëra vetura, ku ishte krijuar edhe një kolonë e gjatë.
Kjo s’është hera e parë që në festa, besimtarët zgjedhin që të festojnë në Shqipëri, marrë këtu parasysh edhe sezonën e verës.