VV-ja inicion kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media lidhur me tematikën e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë, transmeton Reporteri.net.Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në konferencë tha se kjo parti ka shprehur gatishmëri për krijimin e këtij komisioni.“Ju njoftojmë se iniciojmë kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë”, ka thënë Kusari Lila.Deputetja e VV-së ka bërë kritika ndaj opozitës, bashkë me deputetin Adnan Rrustemi.Më herët Partia Demokratike e Kosovës, e gjatë ditës edhe Lidhja Demokratike, kërkuan që Komisioni Hetimor për energjinë të marrë përkrahjen dhe të votohet të enjten në seancë.“Sot bëj thirrje që ky komision të marrë mbështetje në seancën e nesërme. Presim që mazhoranca të reflektojë”, u tha në konferencën e PDK-së.Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), po bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës.Ky veprim i opozitës për bojkotim u bë pasi më 19 prill, në seancën e Kuvendit të Kosovës, nuk u arrit të futej në rend të ditës formimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të kishte për qëllim hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, si dhe shkeljet eventuale gjatë punësimeve së fundi në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Komisioni hetimor është inicuar nga Partia Demokratike e Kosovës./Reporteri.net.