E diela poetike me poeten ;Havë Shabanaj
Anton Çeta
——————————-
Edhe lulet kur çelin në pragje e në livadh
Ndjej aromën e pajtimit e dorën e shtrirë.
Edhe zogjtë̈ vijnë̈ në pranverë nga larg
tani ndihen më të sigurtë e më lirë
E shqiponjat krenare flutururojnë gjer në zenit
N’këtë vend t’bekuar ju kujtojnë o Anton Çeta
Me mençurinë tuaj keni bërë historinë
E mbete flakadan i pashuar në breza.
Para syve të tu kujtoj lotët e kristaltë
Që gjakun ja falnin pragut odës e tokës.
E shijoj përqafimin me shtrëngim duarsh si vëlla,
Të dhuronin ty Anton, o mendar, o burri i Kosovës
Ende i kujtoj si sot atë emocion e dhimbje.
Kur dilnin nga mbyllja, nga ai burg shtëpiak.
Jam sërish në atë tubim me dritë madhështie.
Në Verrat e Llukës, mes burrave me plisa të bardhë.
I ndjen shpirtërat e thyera fshehur në zemra
Që për atdheun e të parëve falnin gjakun.
Që historia të mos përsëritet në breza.
Bashkë me Anton Çetën, burri që përqafoj bajrakun.
Ende kullat e pajtimit sot qëndrojnë të forta
Të stolisura me flamur ku flatron me shqiponja
Na kujton Lidhjen e Prizrenit në kohëra
Tek shohim emrin tënd skalitur me çelik e shkronja.
Havë Shabanaj