Skizofrenia profesionale që lëndon shpirtin  e mijëra  dëshmorëve dhe martirëve në Kosovë- Shkruan;Kastriot  Frengi

                       Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka komentuar procesin gjyqësor të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë në Facebook .Këtu shihet qartë  verbëria  profesionale, kur nuk kursen as ndjenjat e mijëra  dëshmorëve, mijëra martirëve, e mijëra e mijëra  veteranëve të luftë së UÇK-së  . Duke  treguar edhe  verbëri  profesionale  ai  pyet ‘’ pse ndërkombëtarët nuk e e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë, por në Hagë. “Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombëtarët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë? Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e gjykatës së Prishtinës do t’i ndruhej vrasjes së tij. Thaçi drejtonte ende një organizatë paraushtarake në Kosovë”, theksoi Ngjela. Po  si mor  avokat   nuk të vret ndërgjegjja e as  dija  jote profesionale, kur  konstaton edhe këtë’’mrekulli’’, po të ishte  gjallë  kasapi i Ballkanit  Milosheviq  do të kishte   shpërblyer me ndonjë  mirënjohje. Mos  harroni avokat  Ngjela  se  Kosova  ende  i ka ta  gjetur disa mijëra  eshtra të bijve  të vetë. Ende  çdo  pranverë   i rikujton mijëra  e mijëra  dëshmorë, martirë  e civilë të  vrarë  . Kosova  ende  kudo kullon gjak. E ju  në emër  të’’profesionalizmit’ të verbër jo të logjikshëm  ose më keq  të shiturit  nuk e mendoni si do të ndihen  ato nëna,baballarë, motra  fëmije  familjarë .Kur të  gjithë e djnë se  të  afërmit e tyre i varë  bandat paramilitare serbe. Presidenti i vendit Hashim Thaçi tani është në  Hagë padrejtësisht, por  vetë drejtësia  Kosovare  duhet të kërkojë përgjegjësi për këtë shpifje tanë , ose  ti gjeni faktet , ose të kërkojë  dënimin tuaj. Kurse ajo që është m ë  pakta  të kërkojë   statusin ‘’Non grata’’ të një  miopi profesionale siq  jeni ju Ngjela, Ju  këtë e bëni  për të pasur hatër  tek Beogradi, Kremlini apo Athina  ne  nuk e dimë, por  e dimë saktë se  ndaj teje herëdokur do të bie  era e ndërgjegjes  suaj   për këtë çmenduri profesionale /qendrapress.com/