Konjufca flet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani.Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Sigurisë dhe tha se s’mund ta konfirmoje momentalisht aplikimin.“Nuk mund ta konfirmojë Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”.Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur.“Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në EVROPË. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”.