Shpërthen gypi i ujësjellësit, vërshime te Shatërvani në Prizren
Një gyp uji ka shpërthyer në qendër të qytetit të Prizrenit duke shkaktuar vërshime në një pjesë të qytetit.Uji ka depërtuar edhe në disa objekte në pjesën e Shatërvanit.“Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rregullimin e problemit. Drejtori i KRU Hidroregjioni, Zenel Zenelaj, tha për Klan Kosova se për 2-3 orë do të evitohet problemi.“Është gyp i ujësjellësit. Është problem i zakonshëm që mund të ndodhë. Ekipi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për 2-3 orë evitohet problemi”, është shprehur Zenelaj.