Pas Srebrenicës deputetët e PD’së në Shqipëri iniciojnë rezolutë për gjenocid të Serbisë në Kosovë

                           Deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri, kanë iniciuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.Rezoluta në fjalë është dërguar në Kuvendin e Shqipërisë, e nënshkruar nga deputetët e kësaj partie në krye me Sali Berishën.Dokumenti i projektrezolutës të cilën e ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, cakton 15 janarin, si ditën e përkujtimit të masakrës së Reçakut. Synimi i deputetëve të PD-së është që rezoluta të votohet në Kuvend në prag të 12 qershorit, 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës“Është në nderin dhe detyrën e Kuvendit tonë që, në shembullin e Kuvendit të Kosovës të të njohë si “gjenocid” krimet e Serbisë millosheviçiane dhe të miratojë këtë rezolutë, pikërisht në prag të 12 qershorit, 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e NATO-s dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në dokument.