Korrupsioni “po shpërndahet me shpejtësinë e vajit në tepsi”, dyshime për afera në tri ministri të Qeverisë Kurti

                          Vetëm gjatë ditës së djeshme, u raportua për afera në tri ministri të Qeverisë Kurti. Ishte Partia Demokratike e Kosovës, ajo që gjatë ditës akuzoi ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkën dhe Kryediplomaten Donika Gërvallën se kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të shtetit. Në mbrëmje, u raportua për një aferë korruptive në Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu. Për këto raste, Prokuroria Speciale ka nisur sot hetime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në një konferencë për media, partia më e madhe opozitare në vend ka akuzuar dje dy ministra të Qeverisë Kurti për keqpërdorimin e 1.1 milion eurove të shtetit.Sipas PDK-së, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në gusht të vitit të kaluar, kanë nënshkruar kundërligjshëm një memorandum bashkëpunimi me Caritas-in zviceran.“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove.”, tha deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi.Sipas saj, Marrëveshje të tilla mund të lidhin ministritë vetëm me shtetet e huaja ose organizatat ndërkombëtare dhe vetëm nëse marrëveshjet e tilla nuk përmbajnë obligime të detyrueshme për Qeverinë.E avokati që ishte në konferencë bashkë me Musliu-Shoshin, Faton Fetahu, tha se marrëveshja në fjalë e dy ministrive me OJQ-në është në kundërshtim me katër ligje.“E para, kjo marrëveshje është në kundërshtim me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. E dyta, është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. E treta, është në kundërshtim me ligjin për ndarjet buxhetore dhe e katërta, me legjislacionin e menaxhimit dhe shpenzimit të subvencioneve qeveritare.”, tha avokati Fetahu.