Mbrëmë në Prizren u shpërndanë biçikleta në kuadër të Projektit “Zero Mbeturina”.

Mbrëmë në KEJ të ‘’Shadërvanit’’ në Prizren është organizuar eventi i shpëndarjes së biçikletave event i organizuar në kuadër të projektit “Ripërdorimi i biçikletave sipas parimit Zero Mbeturina dhe Lëvizshmëria e Gjelbër”, i mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe i zbatuar nga Klubi i Çiklistëve Prizren ‘’Pro Bike’’, Mbrëmë në Prizren morën pjesë: Koordinatorja e TİKA-së në Prishtinë, Fulya Aslan, dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Fatih Topçu, i cili e ka përshëndetur këtë event që ka një rëndësi të madhe edhe për ruajtjën e shëndetit të qytetarëve tha konsuli Topçu.
Si dhe shumë pjesëmarrës të tjerë Pas ceremonisë, biçikletat e rinovuara dhe të rikthyera në përdorim përmes projektit iu dorëzuan përfituesve të shumë familjeve që ishin në këtë cermoni. Programi vazhdoi me një xhiro simbolike me biçikleta në qendër të qytetit të Prizrenit, me qëllim promovimit e transportit miqësor ndaj mjedisit dhe lëvizshmërisë së qëndrueshme. Xhiroja nisi nga ‘’Shadërvani’’, para objektit “KEY”, dhe përfundoi në të njëjtin vend./QendraPress/