Fundoset një veturë në Liqenin e Badovcit, shpëtohet fëmija 5-vjeçar

                  Një veturë është fundosur në Liqenin e Badovcit sot në mesditë.Lajmin e ka konfirmuar Milaim Vitia, shef i rojeve në shoqatën e peshkatarëve “Krapi”.“Shoferi i veturës e ka parku veturën, pa e ngreh frenin e dorës, një fëmijë katër ose pesëvjeçar e kanë lënë brenda dhe pasi familjarët kanë dalë nga vetura, ajo është fundosur”, ka thënë Vitia për kallxo.com.Tutje, ai ka shtuar se përreth ka pasur qytetarë dhe pjesëtarë të ekipit të shoqatës “Krapi” të cilët kanë vrapuar dhe e kanë shpëtuar fëmijën dhe e kanë nxjerrë veturën nga uji.“Fëmija është nxjerrë nga vetura, pastaj është nxjerrë vetura, e cila është fundosur në një thellësi prej dhjetë metra”, ka thënë Vitia.