Sot e nesër reshje shiu, nga kjo ditë temperaturat arrijnë 32 gradë
Në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot kryesisht me diell.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para (e hënë e martë), pasi parashihen vranësira të çrregullta që vende–vende mund të sjellin reshje lokale shiu.“Pas ditës së martë pritet stabilizim i masave të ajrit, pasi që në fushat barike pritet rritje e ngadalshme dhe orët me diell do të jenë më shumë prezentë. Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e këtij instituti. Sipas këtij instituti, kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të mira, për shkak te prezencës së reshjeve ditëve të fundit dhe orëve me diell që do të jenë gjatë javës e ardhshme.