Miratohet projektligji që përjashton veteranët nga ngritja e pagës minimale,reagon opozita
Kuvendi i Kosovës më 68 vota për ka miratuar projektligjin që përjashton veteranët nga ngritja e pagës minimale. 6 deputetë të mazhorancës kanë abstenuar.
Në anën tjetër, deputetët e PDK-së nuk kanë marrë fare pjesë në seancë Ndërsa deputetët tjerë të opozitës nuk kanë votuar për miratimin e këtij projektligji. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar që Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, për shkak të mospërfshirjes së veteranëve të UÇK-së në projektligjin për pagën minimale,
Krasniqi tha se injorimi i veteranëve nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është turp i madh, pjesë e të cilit Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet kurrë dhe do ta kundërshtoj fuqishëm.